Projekti me titull “Network creation and promotion of castles” dhe akronim “Net Castle” materializohet në kuadrin e programit te bashkëpunimit Territorial Greqi – Shqipëri 2007-2013 dhe listohet në Prioritetin 2 – Përcjellje dhe zhvillim i qëndrueshëm i mjedisit dhe burimeve natyrore dhe kulturore. 2.2 – Përcjellje dhe mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës. Buxheti total i miratuar i projektit arrin vlerën e 495.355,02 €.
Partner kryesor i projektit është Prefektura e Ishujve Jonian/ Njësia Rajonale e Korfuzit. Projekti bashkëfinancohet nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal të Bashkimit Europian rreth 75% dhe prej burimeve kombëtare rreth 25%.
Rajonet partnere tërheqin shumë turistë falë monumenteve historike të tyre. Trashëgimia kulturore përfshin shumë kala, të cilat u ndërtuan në periudha të ndryshme historike si: Fortesa e Vjetër dhe kalaja e Kasiopit në Korfuz, Kalaja e Shën Mavrës në Lefkada, Kalaja Veneciane në Zakynthos, Kalaja e Shën Gjergjit në Kefalonia, Kalaja e Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës në Shqipwri etj. Kjo trashëgimi e pasur kulturore mund të përbëjë një mjet bashkëpunimi, lidhjeje, dhe sinkronizimi rajonal. Gjithashtu, promovimi i trashëgimisë historike te të rinjtë dhe turistët, kontribuon në transmetimin e gjerë të eksperiencave gojarisht, por ndërkohë kontribuon edhe në pëcjelljen e kulturës së rajonit, madje dhe përtej territorit të programit. Njëkohësisht, rritja e madhe e përdorimit të teknologjive të reja, dhe veçanërisht e internetit, ka kontribuar pozitivisht në zgjerimin e zonës gjeografike turistike dhe lidhjen me destinacione të reja.
Projekti fokusohet në nxjerrjen në pah dhe përcjelljen e një produkti kulturor të përbashkët në zonën ndërkufitare, me qëllim që të fuqizojë industrinë turistike me përdorimin e teknologjive të reja dhe turizmit elektronik. Përdorimi i teknologjive të reja përbën forcën lëvizëse për implementimin e projektit, e cila do ta kthejë zonën në një tërheqje turistike, por edhe do të përhapë në mënyrë të efektshme historinë dhe kulturën e rajonit. Në mënyrë të veçantë, projekti synon të krijojë një rrjet për promovimin dhe nxjerrjen në pah të trashëgimisë kulturore të kështjellave historike dhe zonave të piketuara. Projekti është përpiluar në mënyrë që t’i ofrojë përdoruesit një experience të shumëllojshme kulturore dhe didaktike, nëpërmjet shërbimeve të duhura të përshtatura, interaktive, inovative. Do të ofrojë mundësinë e përshkimeve brenda hapësirës kohore nëpërmjet ilustrimeve 3D të monumenteve historike.
Projekti me titull “Network creation and promotion of castles” dhe akronim “Net Castle” materializohet në kuadrin e programit te bashkëpunimit Territorial Greqi – Shqipëri 2007-2013 dhe listohet në Prioritetin 2 – Përcjellje dhe zhvillim i qëndrueshëm i mjedisit dhe burimeve natyrore dhe kulturore. 2.2 – Përcjellje dhe mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës.
This is our list of premier destinations.
Are you looking for something special? Try looking through our listings