Kulla Ragiu ndodhet 10km në veriperëndim të Igumenicës, mbi një kodër me lartësi prej 85 metrash. U ndërtua në shekullin e 19-të dhe është në thelb një pjesë e fortifikimit më të madh të rajonit, i vendosur në një pikë strategjike që mundëson monitorimin e rajonit më të gjerë, por dhe të mbrojtjes në kohë lufte. Kulla post-bizantine gjendet brenda vendit arkeologjik dhe ishte bastioni më i vjetër i fshatit Lygia, e cila daton nga shekullit 5 para Kr.
Gjetjet në këtë zonë tregojnë se me kalimin e viteve, ky vend pati fortifikime të ndryshme, përmendim dhe krijimin e një muri i cili është rindërtuar më pas, në varësi të nevojave dhe stilit arkitektonik të çdo periudhe. Muri arrin deri në 4 metra lartësi dhe është përforcuar me kulla në skaje, ndërsa pjesa e saj brendshme ka një reuervuar me një diametër prej 13m dhe një thellësi prej 5m, e gdhendur në shkëmb.
Kulla, sipas standardit otoman, u ndërtua në gjysmë të shekullit të 19-të dhe i dha emrin e saj modern vendit. Kulla ka shërbyer si një kullë vrojtimi ndërkohë që kishte mundësinë e strehimit të njësisë ushtarake dhe parashikohej mundësia e mbrojtjes në rast rrethimi. Nuk kishte dyer në hyrje të saj, deri në pikën që ishte e arritshme me urë lëvizëse ndërsa në të sipërmet kishte. Dritaret ekzistonin vetëm në katet e sipërme. Në vend të tyre, ndërtesa kishte shumë frëngji dhe “armë” mbi hyrje, nga ku mbrojtësit derdhin vaj ose ujë të nxehtë për rrethuesit. Mendohet se ajo është ndërtuar nga Aga Haxhi Gravas i Igumenicës, në 1850. Planimetria e saj ka formë L dhe janë të dukshme ndikimet e arkitekturës bizantike. Ajo bën pjesë në stilin e përgjithshëm arkitektonik që përdorën osmanët për të ndërtuar objekte të tilla në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Në vitin 1999-2000 u bënë punime për të patur akses për informim dhe për ta parë nga afër. Kulla u rivendos në formën e vet origjinale, duke e shndërruar në ambjent ekspozite.
Video
Virtual Tour
3D Reconstruction