Netcastle - Network creation and promotion of castles
sqenel
Video
Projekti
DIMOKASTRO 0 5 0 0

DIMOKASTRO

  • 1230 Views

Dimokastro, Elina e lashtë, shtrihet mbi gjirin Karavostasi të Perdika Thesprotias. Vendndodhja e tij siguronte kontrollin e të gjithë ngushticës jugore të Korfuzit dhe fushës vogël bregdetare. Vendbanimi shtrihet rreth 220 hektarë dhe përbëhet nga tri pjesë të veçanta të cilat zhvilloheshin hap pas hapi gjatë gjatësisë së kodrës dhe përcaktohen prej kufijve të njëpasnjëshëm e të fortifikuar. Dimokastro pati kulmin e saj gjatë periudhës helenistike. Vendbanimi i lashtë u shkatërrua nga romakët në 167 para Kr., së bashku me qytetet e tjera të mëdha të Thesproties. Por duket se nuk u braktis totalisht, pasi ka informacione të banimit të kufizuar gjatë periudhës romake.

Elimokastro, Elinokastro ose Erimokastro janë disa nga emërtimet më të fundit me të cilat është i njohur vendbanimi i lashtë i Dimokastros që zhvillohet në një kodër mbi gjirin Karavostasi të Perdikas. Identifikimi i vendbanimit me qytetin e lashtë Elina u bë klasike nga profesori i Arkeologjisë Klasike Sotiri Dakari. Toponimi i lashtë Elina i përgjigjet gjithashtu mbishkrimit të plumbit të shekullit të 3-të para Kr., nga Dodoni e lashtë.

Krijimi i qytetit datohet në gjysmën e dytë të shekullit të 4-t. para Kr., dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 220 hektarë, periudhë gjatë së cilës thesprotët jetuan për herë të parë në qytete të organizuara. Pozita e favorshme gjeografike siguronte kontrollin sa të rrugëve detare po aq dhe të rrugëve tokësore.

Qyteti ndahej në tre breza (“Kulla A”, ” Kulla B” dhe ” Kulla C”), me një numër të barabartë të oborresh që zhvilloheshin dalëngadalë përgjatë kodrës. Është llogaritur se kulmi i popullsisë së saj arriti në 4000-6000 banorë.

Vendbanimi rrethohej me ndërtesë fortifikimi të përpunuar, me përjashtim anën jugore që është i paarritshëm dhe mbrohej vetëm në pikat e dobëta. Aftësia mbrojtëse e fortifikimeve përforcohej me kulla. Muri fortesës së Dimokastros kishte më shumë se një portë kryesore, të cilat i shërbenin komunikimit me portin e lashtë, si dhe zonës ndërmjet vendbanimit, detit dhe varrezave.

Në brendësi të mureve zhvillimi i vendbanimit u përcaktua nga terreni natyror. Vendbanimi zhvillohej në tarraca të cilën e kalonte një rrjet rrugor. Në Dimokastro nuk ekziston organizim i qartë i hapësirës publike. Por ka disa ndërtesa të caktuara që kishin funksion publik në natyrë, siç është galeria cila ishte e destinuar për aktivitete komerciale dhe dy ndërtesa kulti: shenjtërorja e parë përbëhet nga dy ndërtesa drejtkëndëshe “binjake” – pjesë e një kompleksi të madh fetar. E dyta përbëhet nga një ndërtesë drejtkëndëshe me ndarje të brendshme në tre pjesë dhe dy dhoma ndihmëse.

“Kulla A” përbënte pjesën kryesore të strukturuar të vendbanimit të lashtë si dhe bërthamën administrative të saj. Në qendër krijohet një oborr i madh qendror në formë drejtkëndëshe, me dhoma me kolona dhe dysheme prej guralecësh deti.

Ujrat dhe kanalizimet ishin një shqetësim i madh i banorëve, siç vërtetojnë dhe depozitat për mbledhjen e shiut dhe ndërtimi i kanalizimeve me tuba guri dhe balte. Pjesa më e madhe e depozitave ishin të gdhendura në shkëmb.

Vendbanimi i lashtë u shkatërrua nga romakët në 167 para Kr. Ndryshe nga qytetet e tjera thesprotike, të cilat kishin të njëjtin fat, Dimokastro duket se ka qenë i banuar, edhe pse i kufizuar, gjatë periudhës së romake.

 

Video

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homeshare on facebookShare on TwitterShare on LinkedinShare on Google+
Adriatic-Route for Thematic Tourism