Netcastle - Network creation and promotion of castles
sqenel
Video
Projekti
Gitana 0 5 0 0

Gitana

  • 1234 Views

Gitanat e lashtë, të ndërtuar në një pozicion të favorshëm, në kodrën e komunës Vrisela të komunes të Filiatit të Thesprotiës, ishte vendbanimi më i rëndësishëm i Thesprotiës gjatë periudhës së fundit klasike dhe fillim Helenistike. I populluar, i organizuar sipas planit urbanistik të Hippodamit dhe me fortifikim të qëndrueshëm, ka shërbyer si qendër politike të Thesprotisë gjatë periudhës së kulmit të saj dhe deri në shkatërrimin e saj nga romakët në 167 para Kr. Monumentet më të rëndësishme të Gitanës janë Tregu, i njohur në literaturë si “Ndërtesa B”, një ndërtesë të madhe publike, kisha e Virgjëreshës, e njohur dhe si Tempulli i Vogël, Arkivi i Rektoratit dhe Teatri.

Gitanat e lashtë, të ndërtuar në cepin jugperëndimor të Vriselas të komunës Filati të Thesprotias ishte qyteti më i rëndësishëm e Thesprotiës gjate periudhës pas Klasike dhe Helenistike. Ky qytet, i ndërtuar në nivele të ndryshme, duke filluar nga 30-183 metra mbi nivelin e detit, u krijua në gjysmën e dytë të shekullit të 4-t. p.Kr. U shkatërrua nga romakët në 167 para Kr., ashtu si dhe 70 qytete të tjera të Epirit. Gjatë kulmit e saj strehonte deri në 6000 njerëz.
Gitanat jan identifikuar me rrënojat e Gumanis, siç është emri modern i rajonit. Një rezolutë i shoqërisë së Thesprotisë të shekullit të 4-t. para Kr. vërteton se realisht qyteti ishte qendra politike e Thresprotisë për atë kohë. Konfirmimi përfundimtar i emrit të qytetit të lashtë, vjen nga një mbishkrim dedikues bronzi që u zbulua në tempullin e vogël me dy dhoma në anën e pjesës perëndimore të vendbanimit (EN GITANOIS).
Në rrugën e shkurtër historike, qyteti përjetoi një zhvillim të rëndësishëm politik, ekonomik dhe tregtar, në sajë të pozicionit të saj të privilegjuar. Lundrues, gjatë antikitetit, Kalamas, nga gjiri i detit Jon deri në lartësinë Gitana, siguroi daljen në det, por edhe kontrollin e rrugëve tokësore dhe ujore, përmes së cilave qyteti kishte kontakt me pjesën e brendshme të Epirit.
Qyteti, edhe pse gjendej në një pozicion të fortifikuar, rrethohej me mure të forta poligonale, me gjatësi 2.400 m., i përforcuar gjatë periudhave të ndyshme me kulla. Sipas dëshmive deri tani, qyteti zotëronte që në fillimet e tij planimentrinë rrugore Hippodamian. Qyteti brenda mureve u zhvillua në tarraca të ndryshme, ndërsa një mur ndërmjetëm i ndante nga ana perëndimore, ku zhvillohej pjesa më e madhe e jetës publike dhe fetare. Në anën lindore, pozicion dominues zë Tregu. Gërmimet e deritanishme tregojnë madhështinë e monumenteve të cilat janë zbuluar gjatë punimeve të cilat janë bërë gjatë 30 viteve të fundit. Në pjesën perëndimore, gjenden tempulli (“tempulli i vogël”), me hajat dhe ambjent kyesor, Arkivi i Rektoratit të qytetit, i krijuar rreth një oborri qendror i cili përfshin ambjente me dysheme me mozaik dhe ambjente magazinimi dhe laboratorike. Godinat që ndoshta kanë patur funksion publiκ, janë identifikuar dhe në anën lindore të ndërtesës – janë quajtur ndryshe “qyteti i poshtëm”, – me një ndërtesë tashmë karakteristike me kolonadë dorik dhe basoreliev arkitektonik dekorativ. Pazari i Gitanës ndodhet në verilindje të murit ndarës dhe ka formën e një sheshi të hapur, që rrethohet nga galeria e zgjatur dhe nga kompleks dyqanesh. Teatri antik ndodhet jashtë fortifikimit perëndimor dhe ishte destinuar si për shfaqje teatrore ashtu dhe për takimet e publikut të Thesprotisë. Duket se fillimisht është ndërtuar prej guri nga mesi i shekullit të 3-të para Kr., siç dëshmojnë ngjashmëritë arkitektonike me teatrot e tjerë të Epirit. Ndërtesa kishte dy kate dhe tërhiqnin vëmendjen, gjysëm kolonat e saj. Ambjenti në formë zgavre ka 28 rreshta me vende, të ndara në dy ambjente që dallohen nga një rruginë. Ndahet në shtatë nivele të krijuara ndërmjet 8 ndarjeve. Një numër i madh i vendeve kanë të gdhendur në ballinë mbishkrimet me antroponime, ndërmjet të cilëve dallohen Aleksandër, Menedamos, Charopidas, Pausanias, Timodamos, Kefalos, Nikomahos, Nikostratos etj. Kapaciteti i teatrit llogaritet rreth 4,000 spektatorë.
Lidhur me gjetjet e vendbanimeve të lëvizshme nga Gitana, vendi më i madh daton në periudhën helenistike dhe kryesisht në shekullin e 2-të. para Kr., duke vërtetuar periudhën e kulmit të saj.
Gitanës i atribuohet prerja unike dhe tejet e kufizuar e monedhës së Komunës së Thesprotisë që birësoi simbolet monetare të Eleatëve, të monedhës së parë të fisit Thesprotik.

Video

Virtual Tour

3D Reconstruction

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homeshare on facebookShare on TwitterShare on LinkedinShare on Google+
Adriatic-Route for Thematic Tourism