Netcastle - Network creation and promotion of castles
sqenel
Video
Projekti
KËSHTJELLA KASNECI 0 5 0 0

KËSHTJELLA KASNECI

  • 1381 Views

Kalaja Kasneci ose Kalias, gjendet në rajonin e Filiatit të Thesprotisë, në veri të fshatit Mili në një kodër të pjerrët. Mendohet se u ndërtua gjatë periudhës së vonë romake. Kjo kala e vogël u zgjodh për të kontrolluar fushën e Gitanit dhe hyrjen e rajonit të brendshëm të qytetit si dhe ka të gjitha karakteristikat e një vepre fortifikimi. Një murë me trashësi prej 2m rrethon relativisht majën e kodrës, ndërsa kështjellën e përforcojnë shtatë kulla drejtkëndëshe.

Kalaja e Kasnecit (ose Kalias) është ndërtuar në një periudhë kur Pax Romana e dy shekujve të parë pas Krishtit ndërprehet në mënyrë të menjëhershme nga dyndjet e gotëve në mes të shekullit të 3-të.
Ashtu si kështjellat, kullat dhe shtëpitë-kulla të tjera të zonës, kjo kala është ndërtuar për të kontrolluar luginën e Gitanit dhe hyrjen për në brendësi. Mbizotëron mbi një kodër në veriperëndim të Filiatit, në drejtim të Sagiada në të djathtë të rrugës. Muri i kalasë është rreth 2 metra e gjerë dhe ka një perimetër prej 360 metrash, i cili rrethon fortesën, dhe përforcohet në total me shtatë kulla drejtkëndëshe. Ashtu si fortifikimet e tjera të zonës, si për shembull kulla Ragio, kanë infrastrukturën për të “duruar” rrethimin: ujrat e shiut mblidheshin me “ulluqe” me lartësi rreth gjysmë metër, ndërsa në pjesën e brendshme ruhet ende madhësia e rezervuarit 4×2,5m. në të cilën ruhej uji i shiut.
Sipas arkeologut Sotiris Dakaris, kështjella “kontrollonte nga veriu rrafshnaltën e Gkoumanit dhe kalimet për në Vuthroto.” Ai pozicionon vendin e portës kryesore në anën lindore të kalasë.
Për sa i përket emrit, profesori i filologjisë dhe gjuhësisë së Universitetit të Aristotelit Haralambos Simeonidis, konsideron se vjen nga mbiemri shqiptar Kaznesi (mbiemri grek Kaznezis) që do të thotë “tellall, lajmëtar”. Emri justifikohet nëse kështjella ka funksionuar si kala vrojtimi, gjë që nuk përjashtohet pasi ka pamje nga të gjitha anët e zonës.

Video

Virtual Tour

3D Reconstruction

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homeshare on facebookShare on TwitterShare on LinkedinShare on Google+
Adriatic-Route for Thematic Tourism