Netcastle - Network creation and promotion of castles
sqenel
Video
Projekti
KËSHTJELLA E RE 0 5 0 0

KËSHTJELLA E RE

  • 1531 Views

Pas rrethimit të dytë të Korfuzit prej turqve (1571), venetikasi filluan të zgjeronin veprat për mbrojtjen e qytetit dhe jashtë Kalasë së Vjetër. Fortifikimi i ri ishte Kalaja e Re, në perëndim të qytetit, e cila qe vetëm një qendër ushtarake dhe gjatë periudhës së pushtimit venecian dhe  përfshinte shumë pak banesa: të garnizonit dhe të ushtarakëve. Në pjesën më të lartë gjenden bedenat e “Shtatë Erërave”. Forma bazë e fortifikimit pat mbetur pothuajse e njëjtë deri në kohën e sundimit britanik. Herën e fundit u rikonstruktuan bedenat e reja, dhe ndërtesat e mëdha të kazermave.

Viti 1571 është një datë referimi për qytetin e Korfuzit. Pushtimi i ri dhe sulmi i osmanëve shkaktoi dëme të mëdha, ndërsa popullsia vuajti mjaft. Përballë këtyre fakteve, Venecia, e alarmuar nga rreziku që i kanosej për të humbur Korfuzin dhe duke pasur parasysh se arma më vendimtare kundër turqve ishte ekzistenca e fortesave të forta, detyrohet të rishikojë strategjinë e saj të fortifikimit dhe të zbatojë një sërë projektesh të reja jashtë Kalasë së Vjetër. Vendin kryesor në projektin e ri të fortifikimit e zuri Kalaja e Re (Fortezza Nuova).

Kalaja e Re, si dhe muri rrethues i qytetit (një pjesë e madhe e të cilit nuk ekziston sot), u ndërtuan nga 1576 në 1588 nën mbikqyrjen e arkitektit ushtarak Ferrante Vitelli dhe në përputhje me parimet e sistemit të bedenave që kishte projektuar për qytetin arkitekti i madh veronez Michele Sanmichieli.

Në këtë mënyrë, në fund të shekullit të 16-të, fillon krijimi e një zone në rrëzë të kodrës së San Marcos dhe rindërtimi i kalasë së San Marcos ose e Kalasë së Re. Siç pritej, ndërtimi i kalasë së re shkaktoi ndryshime radikale duke përfshirë përsëri (ashtu siç u bënë punime në fortifikime në Kalanë e Vjetër) shkatërrime masive të shtëpive dhe lëvizje të re të popullsisë. Kalaja e Re ishte vetëm një qendër ushtarake, ku venecianët e ndanin plotësisht atë nga zona e banuar. Ajo përfshishte shumë pak banesa: garnizonet dhe ato të ushtarakëve.

Muri rrethues i qytetit dhe Kalaja e Re ndihmuan për ti bërë ballë pushtimit turk të 1716, dhe në zhvillimin e Korfuzit.

Fortesa është pothuajse një kodër artificiale e cila ishte shkëputur me hapjen e llogoreve të mëdha rrethuese dhe u ngrit nga grumbullimi i materialeve prej hapjes së puseve. Fortifikimi është i organizuar në dy pjesë kryesore, anën sipërme dhe atë poshtme. Niveli më i ulët, i cili mbronte portin përfshin një bastion pesëkëndor, dhe një fortesë të vogël, «Punta Perpetua».

Në krye qëndronin dy kullat binjake të “Shtatë Erërave” që mbrohen nga një hendek i madh dhe nga fortesa e jashtme, Skarponas. Rrjeti i dendur i kalimeve nëntoksore lejon komunikimin midis fortifikimeve.

Forma bazë e fortesës mbeti pothuajse e njëjta deri në kohën e sundimit britanik. Periudha e fundit kur u ndërtuan bastione të reja, fortifikime ndihmëse, iu ridhanë formë portave të kështjellës dhe u ndërtuan godinat e mëdha të kazermave.

 

Video

Virtual Tour

3D Reconstruction

Gigapixel(s)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homeshare on facebookShare on TwitterShare on LinkedinShare on Google+
Adriatic-Route for Thematic Tourism