Netcastle - Network creation and promotion of castles
sqenel
Video
Projekti
KËSHTJELLA GARDIKIOU 0 5 0 0

KËSHTJELLA GARDIKIOU

  • 1408 Views

Në bregun jugperëndimor të Korfuzit gjendet kalaja bizantine e Gardikit. Tri kështjellat bizantine të Korfuzit Gardiki, Angelokastro dhe Kasiopi ruhen deri më sot, dhe kanë patur rol vendimtar në mbrojtjen e ishullit. Kështjella e Gardikisë ka gjasa të jetë ndërtuar në shekullin e 13-të nga Michael I-rë Aggelos Komninos. Muret formojnë një tetëkëndësh, me tetë kulla. Ekzistojnë elementë nga një strukturë e lashtë që kanë inkorporuar strukturën e mureve të kështjellës.

Kalaja Gardikiou është një nga tre kështjellat që mbrojtën ishullin e Korfuzit para ardhjes së venecianëve. Së bashku me Angelokastro dhe kalanë e Kasiopit formuan vijën e mbrojtjes. Ndodhet në bregdetin jugperëndimor të ishullit, në afërsi të fshatit Agios Mattheos.

Ndërtimi i saj ka të ngjarë të jetë realizuar në shekullin e 13-të nga Michael I-rë Angelos Komnino, sundimtari i Dhespotisë së Epirit, i cili dëshironte të mbronte kufijtë e territorit të tij jo vetëm prej piratëve por dhe prej ambicjeve të pushtuesit. Kalaja nga njëra anë ofronte mbrojtjen të banorëve saj, nga ana tjetër reflektonte zhvillimin të ri social dhe demografik në rajon, duke u bazuar në prodhimin bujqësor.

Kalaja e Gardikiout ndodhet në një kodër dhe ka një formë tetëkëndësh me tetë kulla dhe tri porta. Në një nga kullat, janë identifikuar mbetje të pikturave murale të cilat tregojnë se dikur kulla qe shndërruar në një kishëz. Në ndërtimin e mureve të kështjellës janë përdorur pjesë dhe materiale antike të zonës. Kalaja kishte dy porta, njëra prej të cilave ajo e jugut, është përdorur si portë kryesore deri sot. Gërmimet në zonën përreth kanë sjellë në dritë objekte nga Epoka e Paleolitit.

Video

Virtual Tour

3D Reconstruction

Gigapixel(s)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homeshare on facebookShare on TwitterShare on LinkedinShare on Google+
Adriatic-Route for Thematic Tourism