Netcastle - Network creation and promotion of castles
sqenel
Video
Projekti
KËSHTJELLA ELEFTHEROHORIOU 0 5 0 0

KËSHTJELLA ELEFTHEROHORIOU

  • 1303 Views

Kalaja Eleftherohoriu Paramithias ndodhet pranë rrugës Egnatia, në një kodër të pjerrët. Ajo është ndërtuar gjatë sundimit turk nga Ali Pashai i Janinës në fillim të shekullit të 19-të. Pozicioni ishte i rëndësishëm pasi kontrollonte pjesën më të madhe të zones së Sulit si dhe pëbënte pikën strategjike për rrugëkalime. Ky rrugëkalim që nga kohët e lashta ka qenë mënyra e vetme e kalimit nga fusha e madhe e Kokitos (degës së lumit të Aheronta) për në det.

Pranë rrugës Egnatia, në verilindje të Paramithias qëndron kështjella e Eleftherochoriu-t, e cila sot është shndërruar në gërmadha. Qe mirëmbajtur deri në vitin 1912, periudhë kjo, kur ajo u braktis. Gjatë pushtimit osman qytetet më të rëndësishme ishin Paramithia, Filiati dhe Margariti.

Kalaja është e vendosur në një kodër me lartësi 720m, ku janë gjetur gjurmë të periudhës së Paleolitit. Ajo ka një gjatësi prej 41m dhe gjërësi 29m, dy kulla katrore të jashtme, në anën e djathtë dhe të majtë të hyrjes veriore, dy rreshta frëngjish, strehimoret dhe ambjentet për garnizonin. Kjo është një nga pak kështjellat e ndërtuara nga Ali Pashai në fillim të shekullit të 19-të, në një përpjekje për të krijuar ushtrinë. Vendndodhja e kësaj kështjelle të vogël ishte e rëndësishme përderisa kontrollonte zonën dhe përbënte pikë kalimi.

 

Video

Virtual Tour

3D Reconstruction

Gigapixel(s)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homeshare on facebookShare on TwitterShare on LinkedinShare on Google+
Adriatic-Route for Thematic Tourism