Netcastle - Network creation and promotion of castles
sqenel
Video
Projekti
KËSHTJELLA KASIOPI 0 5 0 0

KËSHTJELLA KASIOPI

  • 1469 Views

Kalaja bizantine e Kasiopit është ndërtuar mbi një kodër shkëmbore në periferi të qytetit të sotëm që mban të njëjtin emër, pranë detit dhe kontrollonte kalimin e ngushtë detar ndërmjet Korfuzit dhe bregdetit shqiptar që ndodhej përballë. Kalaja lulëzoi deri në 1386 kur shkatërrohet nga venetikasit, pas një rrethimi të gjatë. Ajo u braktis gjatë sulmeve osmane në shekullin e 16-të. Në të katër qoshet ngrihen kulla të mëdha. Përgjatë katër anëve të saj alternohen gjithsej shtatë kulla drejtkëndëshe e pesë gjysmërrethore, në gjendje gërmadhash tashmë. Porta kryesore ndodhet në anën lindore të fortesës.

Qyteti i Kasiopit, i cili ndodhet në bregdetin verilindor të Korfuzit, njohu kulmin e saj të lulëzimit kryesisht gjatë periudhës romake dhe vazhdoi jetën e saj deri në mes të shekullit të 16-të, periudhë në të cilën rrënohet nga dyndjet osmane. Kalaja që mban të njëjtin emër, është një nga tre kështjellat bizantine të Korfuzit që janë të ruajtura deri më sot. Pozicioni i saj i rëndësishëm, që i lejonte ruajtjen e pasazhit të ngushtë verior, ofronte rëndësi strategjike, përveç mbrojtjes së banorëve vendas.

Themelimi i saj daton që nga periudha bizantine (shekulli 12 -13-të). Kalaja lulëzoi deri në 1386 periudhë kjo, kur shkatërrohet nga venetikasit. E zotëronin gjenovezët, të cilët refuzonin të dorëzoheshin. Pas rrethimit të gjatë, venetikasit pushtuan kështjellën dhe nuk e përdorën më nga frika e rënies sërisht në duart e armikut.

Gjatë pushtimit venecian, duket se nuk iu dha rëndësi e veçantë kësaj kalaje, pavarësisht se ishte shfaqur nevoja për riparimin e saj për të përballur rrezikun lindore në një moment në të ardhmen. Venecia zgjodhi për të bërë punime shtesë mbi fortifikimet që ishin në formë të mirë. Kështu, kalaja e Kasiopit braktiset dhe të rrënohet nga dyndjet osmane në shekullin e 16-të.

Udhëtarët e shekullit të 17-të referojnë për një kështjellë të braktisur ku dukeshin vetëm muret dhe disa kulla të shkatërruara. Gjendja e kalasë, nëse dikush merr parasysh shkatërrimin që pati ajo, u përkeqësua nga heqja e materialeve të ndërtimit për ngritjen e murit rrethues të kalasë së vjetër të Korfuzit në vitet 1537-1558.

Kjo kala bizantine, edhe pse e rrënuar nga rrjedha e historisë dhe e shkatërrimit të kohës, mundi të vinte tek ne deri më sot. Në vitet e fundit, ka pasur një rinovim të gjerë në disa pjesë të saj.

Tipari më i spikatur e kalasë është porta kryesore e restauruar, e cila pozicionohej në mes dy kullave dykatëshe. Porta kryesore pozicionohet më brenda murit sipas rregullave të artit të fortifikimit. Në rrënojat e sotme, përgjatë katër anëve të kalasë alternohen kulla drejtkëndëshe dhe gjysmërrethore. Shumica e kullave periferike janë boshe brenda, ndërsa paraqesin shenja se fillimisht dhe këto kishin dy kate. Perimetri i kështjellës arrin pothuajse 1.1 km. Në brendësi të kalasë nuk ka asnjë ndërtim banesash.

 

Video

Virtual Tour

3D Reconstruction

Gigapixel(s)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Homeshare on facebookShare on TwitterShare on LinkedinShare on Google+
Adriatic-Route for Thematic Tourism